Komisioni i Rithemelimit në PD që drejtohet nga Sali Berisha po vazhdon me procesin e organizimit të degëve në rrethe përmes zgjedhjeve të reja.
Pasditen e sotme pas numërimit të votave është shpallur fituesi në Skrapar.
“Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i PD dega Skrapar u shpall Z. Hajredin Lahe Bakiasi me 69% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur” mbyllet njoftimi.
Sot u zhvilluan zgjedhjet në gati 70% të degëve të PD-së në rrethe. Zgjedhjet kundërshtohen nga kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe një grup i vogël deputetësh, mbështetësh të Lulzim Bashës.