-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KFOR dënon sulmet në veri: Gati të ndihmojmë policinë e Kosovës

Kryesoret

Misioni i KFOR-it në Kosovë dënoi sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri dhe konfirmoi gatishmërinë për të mbështetur Policinë e Kosovës nëse është e nevojshme.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dënon ashpër sulmet e fundit kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për të mbështetur Policinë e Kosovës, nëse është e nevojshme dhe e kërkuar”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it .

Më tej, KFOR-i i bëri thirrje të dyja palëve [Kosovës dhe Serbisë] të veprojnë me përgjegjësi e konstruktivitet.

“Ne presim që të gjitha palët të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive dhe të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet, të ndikojnë negativisht në sigurinë në Kosovë dhe në stabilitetin në të gjithë rajonin”, thuhet në përgjigjen e tyre.

KFOR, thotë se mbeten të fokusuar në zbatimin e mandatit të tij, për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Ditët e fundit policët e Kosovës janë sulmuar në veri të vendit me granatë dore, kallashnikovë e mjete piroteknike.

Sulmin ndaj tyre e kanë dënuar edhe Bashkimi Evropian e edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ku bënë thirrje që palët të përmbahen nga veprimet që mund ta përshkallëzojnë situatën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit