Ish-boksieri Vitali Klitschko, aktualisht kryetar i Bashkisë së Kievit, është ende i frikësuar për banorët e qytetit të tij.
Ai bën thirrje që të mos kthehen pasi nuk është koha e duhur për të ndërmarre një vendim të tillë, ndërsa forsat ruse nuk i ndalin sulmet.
Ndërkohë disa banorë janë kthyer në banesat e tyre ditët e fundit, por kryetari i bashkisë së Kievit tha se ata janë të rrezikuar pasi në lagjen Darnytskyi ka pasur sulme me mortaja gjatë natës.
Klitschko, ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, tha se banorët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj sulmeve të mëtejshme dhe gjithashtu rrezikut të minave tokësore në pjesët veriore të qytetit.