Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor, kur dy makina u përplasën në Qyshk të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:05.
“Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 19:05 minuta në Qyshk të Pejës. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve ku të lënduar mbetën 5 persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, pastaj janë dërguar në shtëpi”, tha Gashi.