-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky më i vendosur se kurrë më parë: Ndaluni në Mariupoli

Kryesoret

Prej ditësh, edhe pse ka pasur sulme sporadike nga ajri, ushtria ruse është tërhequr nga Kievi e tashmë beteja më e madhe është duke u zhvilluar në lindje të Ukrainës, e kryesisht për qytetin e Mariupolit.

Ndërkohë, në një intervistë të fundit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nëse ushtria ruse eliminon forcat vendase në Mariupol, kjo do të sillte ndërprerjen e dialogut mes dy vendeve.

“Dua të them se nëse eliminohen ushtarët tanë në Mariupol, do të ndalojmë negociatat me Rusinë”, tha Zelensky në një intervistë për Pravda News.

Zelensky shton se Ukraina nuk do të pranojë kurrë të shkëmbejë territore apo forca ushtarake me Rusinë. Më herët, autoritetet ukrainase janë shprehur se ushtarët vendas po bëjnë rezistencë të fortë në Mariupol.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit