Ushtria ruse bombardoi qendrën e Kharkiv, duke vrarë pesë persona. Po ashtu ka edhe 13 të lënduar.
Kjo është raportuar nga Departamenti i Shëndetësisë i qytetit të dytë të Ukrainës, në lindje të vendit, sipas raporteve të mediave lokale. Bastisja ndodhi pasditen e sotme, kur banorët filluan të raportonin për shpërthime të forta në qendër të qytetit, shkruan La Repubblica