-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Basha dhe Alibeaj duan të krijojnë partinë e tyre

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se ish kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, kanë tentuar që të manipulojnë grupin parlamentar duke hedhur poshtë Kuvendin e 11 dhjetorit dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Një gjë të tillë sipas Berishës, ata po përpiqen ta arrijnë nëpërmjet Edi Ramës. Berisha ka dhënë edhe një tjetër detaj mbi atë se çfarë pritet të ndodhë, duke bërë me dije se Basha dhe Alibeaj po kërkojnë të krijojnë partinë e tyre.

“Ishte një gjë më e thellë që të themi të vërtetën. Basha dhe Alibeaj janë angazhuar në një proces të turpshëm të manipulimit të grupit parlamentar. Kjo është 100 % e sigurt. Ata i lejuan vetes të vazhdojnë të mbajnë qëndrimin për mosnjohjen e kuvendit të 11 dhjetorit. Këtu fillon cdo gjë. Së pari Basha dhe Alibeaj bëjnë gjithçka që nëpërmjet Ramës të hedhin poshtë Kuvendin e 11 dhjetorit, votimin e 6 Marsit. Ata po bëjnë gjithçka  të bëjnë partinë e tyre”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit