-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Harxhi flet për zgjedhjet e PD-së:Do të bëjmë një rakordim të listave, ka pasur problematika

Kryesoret

Përfaqësuesja e Komisionit të Rithemelimit, Edith Harxhi ka folur për zgjedhjet e brendshme që po zhvillohen në Korçë ku garojnë 4 kandidatë.

Ajo e kundërshtoi platformën e Alibeajt, dhe theksoi se i vetmi status në fuqi është ai i votuar nga “Kuvendi i 11 Dhjetorit”.

“Absolutisht unë nuk mendoj se duhet të ekzistojë ndonjë një ide për të pasur një platformë tjetër brenda partisë demokratike, një platformë përçarëse dua të them, çdo lloj platforme duhet të jetë platformë brenda partisë. Ne kemi ligjeruar me statutin e datës 11 dhjetor, fraksion brenda partisë dhe unë mendoj që kjo është një arritje shumë e madhe”, u shpreh Harxhi.

Pyetur nga gazetarët nëse ka pasur probleme me listat e anëtarëve në Korçë dhe qytetet e tjera ku po zhvillohen zgjedhjet për kryetar të PD-së?

Harxhi u përgjigj: “Listat në përgjithësi kanë qënë lista problematike këtë duhet ta themi, për arsye të ndryshme historiku gjatë viteve të fundit të Partisë Demokratike dhe të regjistrimit të anëtarëve, mospërputhjes, rakordimit të listave të degëve me selinë qëndrore. Gjithsesi ne kemi një vendim të “Komisionit të Rithemelimit” i cili në bazë të statutit drejton partinë deri në kuvendin e 30 prillit. Do të merren në bazë listat e vitit 2019 dhe listat e referendumit të 18 dhjetorit. Ne sot kemi vendosur pas një takimi që do të bëjmë një rakordim të listave dhe të gjithë kandidatët kanë rënë dakord”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit