Zyrtarët rusë kanë njoftuar se ushtria e Kremlinit ka sulmuar me raketa një depo armësh të dërguara nga SHBA dhe Europa për ukrainasit në Lviv.
Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar të shtunën edhe në periferi të Kievit. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko.
Me anë të një postimi në Telegram, ai tha se shpërthimet kanë ndodhur në lagjen Darnytskyi. Ai shtoi se numri i viktimave ende nuk dihet, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje.