I ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, u pyet edhe për ndryshime të mundshme në qeveri.
Ai theksoi se rifreskimi është gjithmonë i vlefshëm, por thekson se është kryeministri që vendos.
“Unë mendoj se rifreskimi është gjithmonë i vlefshëm, por duhet të kemi parasysh që qeveria e re e ka marrë detyrën në shtator. Megjithatë, është kryeministri të gjykojë se kush po ecën apo jo me ritmin e duhur”, tha Pëllumbi.