-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kapën me “presh në duar”, policët duan lirinë: Morëm më pak se 500 mijë lekë

Kryesoret

32 punonjësit e policisë në doganën e Morinës që u arrestuan pak ditë më parë kërkojnë lirinë në gjykatën e Apelit. Zyrtarët pas hekurave dhe ata që ndodhen në arrest shtëpie, kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.

Dy janë kërkesat e tyre, që i kanë përcjellë përmes avokatëve; lirimi nga qelia dhe shpallja e moskopetencës nga GJKKO dhe dërgimin e çështjes për hetimeve të mëtejshme në prokurorinë dhe Gjykatën e Kukësit.

Argumenti i përdorur nga mbrojtësit ka të bëjë me faktin që sipas vendimit të Gjykatës së Lartë vepra penale e korrupsionit që është poshtë shifrës 50 mijë lekë të reja nuk është kompetencë e SPAK por e gjykatës së rrethit.

Policët në doganën shqiptare dhe atë të Kosovës u arrestuan, pasi nga kamerat dhe përgjimet rezultoi se shpërdoruan detyrën duke lejuar të kalojnë qytetarë që ishin në shkelje të ligjit, por mbyllnin sytë përballë ryshfeteve që merrnin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit