Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë pas mesnate, ka marrë informacione se në Termocentralin Kosova A në Obiliq, janë vjedhur kabllo elektrike.
Policia në raportin 24 orësh njofton se kanë arritur të ndalojnë një makinë të dyshuar, me targa vendore.
“Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg. Makina së bashku me kabllon janë sekuestruar. Një person u arrestua kurse një tjetër është në kërkim” thuhet në njoftimin e policisë.
TC Kosova–A, Obiliq 17.04.2022-00:05. Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg. Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raport.