Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se “beteja për Donbas” tani është duke u zhvilluar.
Komentet e tij pasojnë paralajmërimet nga zyrtarë të tjerë të lartë se Rusia ka filluar sulmin e saj të shumëpritur në rajonin lindor të hënën.
“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë. Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive. Ditë të vështira po vijnë”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.
Këtë të hënë, Rusia kreu sulme jo vetëm në rajonin e Donbasit, por madje edhe në Kiev e deri në perëndim, në qytetin e Lvivit.