Kryeministri i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka dhënë lajmi i madh për bashkëkombësit e tij, ku ka shprehur se ka dorëzuar formularin për tu bërë pjesë e BE-së.
“Sot kemi bërë një hap tjetër drejt anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. Është një moment shumë i rëndësishëm, ky është një hap formal drejt bashkimit evropian”, shkruan Zelensky.
Zelensky falënderoi presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, përfaqësuesin e BE-së Josep Borrell dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel për shpejtësinë me të cilën u është dorëzuar pyetësori për anëtarësimin në BE.