-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrumbimi i kompleksit ‘Arlis’ në Tiranë/ Brataj: 11 persona në urgjencë, janë jashtë rrezikut për jetën!

Kryesoret

Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM), Skënder Brataj, në dalje për mediat ka komentuar mbi situatën e ndodhur në Tiranë, ku kompleksi “Arlis” u shkrumbua totalisht nga një zjarr masiv këtë pasdite të 14 prillit.

Flakët shkaktuan dëme kolosale, ndërsa 11 persona u transportuan në urgjencë. Brataj theksoi se një person është i shtruar me djegie 15 %!

“Janë 11 në total. 6 janë shtruar. 4 tek toksikologjia, një është tek urgjenca. I vetmi person i shtruar për djegie, me djegie 15%, jashtë rrezikut për jetën. Është një grua rreth të 50-tat. Në këtë moment nuk kemi asnjë kod të kuq apo rrezik për jetën. Ka edhe nga zjarrfikësit, por nuk e di numrin e saktë për momentin që t’jua them”, tha Brataj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit