-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet polici që terrorizonte banorët në Tiranë

Kryesoret

Një efektiv policie është vënë në pranga në kryeqytet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Mësohet se ndaj efektivit të vënë në pranga ka pasur disa denoncime pasi qëllonte në ajër herë pas here me armë.

Bëhet e ditur se polici i arrestuar është Taulant Balla, punonjës i Komisariatit numër 1 në Tiranë.

Gjithashtu, mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, personit të arrestuar i janë gjetur edhe dy armë automatike si dhe municion.

Njoftimi:

Hetimi/Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ndaloi punonjësin e Policisë, pasi i gjeti 2 armë zjarri pa leje në banesë

Në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve” si edhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të 47-vjeçarit T.B., punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, u krye ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për kontrollin e banesës së tij.

Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh.

Efektivi dyshohet se qëllonte me armët e zjarrit në ajër, në kohë të ndryshme. Për të provuar këto dyshime, AMP zhvilloi disa javë hetime.

Nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, për dy vepra penale.

AMP shpreh vendosmërinë për të luftuar pa kompromis e goditur paligjishmërinë, në përpjekjen e pandalshme për të ndërtuar një trupë policore profesionale e me integritet të lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit