Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke folur për propagandën që është duke përhapur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në raport me Kosovën përmes mediave në Beograd se “Britania e Madhe po e armatos Kosovën, është thjesht propagandë dhe nuk duhet të biem pre e manipulimit dhe mashtrimit të Vuçiçit.
Kjo deklaratë ka vetëm një qëllim, largimin e vëmendjes nga sulmi armiqësor kundër Policisë së Kosovës në veriun e vendit, me një temë që nuk është temë, duke e ditur mirë që aeroplani ka qenë pjesë e NATO-së dhe marrëveshje me KFOR-in ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.