-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Sulmet ndaj civilëve pengojnë diskutimet tona me Moskën

Kryesoret

Sulmet ndaj civilëve në Ukrainë kanë penguar bisedimet e suksesshme të ndërmjetësuara nga Ankaraja midis Moskës dhe Kiev-it.

Kështu ka deklaruar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas raportimeve të “Agjencisë Anadolu”.

“Palët kanë bërë përparim të prekshëm në bisedime, por ngjarjet në Bucha dhe Irpen, përdorimi i civilëve të Kramatorsk-ut si objektiv, hodhën një hije mbi përpjekjet tona”, u shpreh Erdogan me keqardhje

Kreu i shtetit vuri në dukje se Turqia do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme.

Kjo, për t’i dhënë fund armiqësive në Ukrainë dhe për të arritur paqen e qëndrueshme midis Moskës dhe Kiev-it.

“Arritja e një armëpushimi dhe më pas e paqes së qëndrueshme mes dy fqinjëve tanë do të jetë një nga veprat më të mira të bëra në emër të njerëzimit”, theksoi lideri turk.

Ai nënvizoi më tej se nuk do të ketë fitues në këtë luftë, pasi i gjithë njerëzimi po humbet.

Sipas Erdogan-it, ndërsa konflikti vazhdon, si humbjet njerëzore ashtu edhe kostot ekonomike po rriten.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit