Interi është finalisti i parë i Kupës së Italisë pasi mposhti pastër 3-0 kushërinjtë e Milanit në gjysmëfinale.
Skuadra e Piolit krijoi raste të shumta për shënim, por zikaltrit ishin tejet të ftohtë para portës, duke ndëshkuar 3 herë kuqezinjtë, me dy gola në pjesën e parë nga Martinez dhe Gosens në pjesën e dytë.
Milani shënoi me anë të Benaccer në pjesën e dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje nga kryesore i takimit.
Tashmë Interi do të presë i qetë gjysmëfinalen e së mërkurës mes Fiorentinës dhe Juventusit për të mësuar kundërshtarin e finales së madhe të Kupës së Italisë.