Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka shpallur “fazës tjetër të operacionit special në Ukrainë”.
Përmes një interviste në “India Today”, kryediplomati tha se qëllimi i Rusisë ishte pushtimi i plotë i Ukrainës.
Ky operacion do të vazhdojë, faza tjetër e këtij operacioni special tani po fillon”, u shpreh fillimisht Lavrov.
Zyrtari i lartë rus shtoi se ky do të jetë “një moment i rëndësishëm gjatë këtij operacioni special”.
Lavrov gjithashtu transferoi përgjegjësinë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës tek Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore.
Ai përsëriti se këto vende gjoja “thyen premtimet e tyre ndaj udhëheqjes ruse dhe filluan të avancojnë NATO-n në lindje pas zhdukjes së Bashkimit Sovjetik”