-sidi education-spot_img
20 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rafael Leao njofton largimin nga Milani: Koha për një sfidë të re

Kryesoret

Sulmuesi portugez Rafael Leao po përgatitet të largohet nga Milani gjatë merkatos së verës, pas disa sezonesh me ngjyrat kuqezi në Serie A. Leao theksoi se ndihet mirënjohës për klubin dhe tifozët, duke përmendur kontributin e tij dhe gjurmët që ka lënë në historinë e klubit.

“Kam dhënë gjithçka për Milanin. Ky klub më ka ndihmuar të rritem dhe më ka mbështetur në kohë të vështira. Jam krenar që emri im është pjesë e historisë së klubit.

Tani dua të përballem me një sfidë të re në një kampionat tjetër dhe kjo do të më bënte shumë të lumtur”, u shpreh Leao.

Ky vendim vjen pas periudhave me kritika ndaj rendimentit të tij nga tifozët. Drejtuesit e klubit italian e kanë futur Leao-n në listën e transferimeve, me vlerësim financiar që mund të shkojë nga 40 deri në 60 milionë euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit