Një aksident ka ndodhur këtë të martë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë ku një automjet ka përplasur një fëmijë 7 vjeç.
Ai është dërguar me urgjencë në spital por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hetuar rrethanat e plota të saj.