Gjatë vizitës nëpër banesat e reja në Valias, kreu i qeverisë i shoqëroi takimet me qytetarët me batuta. Ai u përshëndet me një djalë të vogël, cili mbante vath në njërin vesh dhe kjo e ka bërë Ramën nostalgjik.
“Shi shi me vath si Ronaldo…Eh mo Rakip ç’na bëtë me këtë parti, na hoqët vathët,” ka thënë ai
Ndërkohë në një tjetër moment, kryeministrit Rama i nxjerrin disa ëmbëlsira, por ai refuzoi t’i marrë duke thënë se duhet t’ia jepni Arben Ahmetajt, pasi siç u shpreh kreu i qeverisë “ai është helm”.
Ndërkohë që nuk kanë munguar as batutat kundrejt Sulit, kryebashkiakut, i cili i ka kërkuar Ramës ndërtimin e një stadiumi në Kamëz, por ky i fundit ka thënë se i bën Safet Gjici këto punë.
“Tani zotëri…Bëj një plan për të bërë fusha sporti dhe lodra për fëmijë, bëj diçka fantastike këtu, bëj se ke hapësirë, do jetë hapësira më e bukur për lodra dhe sport…lëri stadiumet se ato i bën Safet Gjici,” i ka thënë ai Sulit.