Pas vendimit të PS-së që të mos largojnë nga grupi parlamentar djalin e Aqif Rakipit, i cili u shpall “non grata” nga SHBA-ja ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.
Përmes një postimi në Twitter ai është shprehur se Edi Rama heshti sot sepse ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar.
Edi Rama heshti përsëri sot ndaj konstatimit të SHBA se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar. Me vendimin e sotëm provoi edhe njeherë se mbi marrëdheniet me SHBA, vendos marrëdhëniet me krimin e organizuar dhe është peng i tij.
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) April 19, 2022