-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia nxjerr në shitje pallatin “Albania”

Kryesoret

Pallati “Albania’ ndër më të lartit në Beograd që është ndërtuar në vitin 1939 ka dalë në shitje. Mediat serbe bëjnë me dije se 381 metra katrorë e pallatit, e vlerësuar rreth 3,88 milionë euro, është tashmë në shitje.

Duke pasur parasysh se ndërtesa e Pallatit “Albania” është e bankës së falimentuar të Beogradit, kjo ndikon në shitjen. 

Administratori i falimentimit Mijo Stanarçeviq shpjegon se bëhet fjalë për një shitje në masën 50 për qind të vlerës së parashikuar, e cila është specifike në raport me shitjen në tregun e lirë dhe që është shumë tërheqëse për blerësit potencial.

Ndonëse godina e Pallatit “Albania” është shpallur pasuri kulturore në vitin 1984, ajo mund të vihet në funksion. 

Por në këtë rast pronari i pasurisë së paluajtshme duhet që fillimisht t’ia ofrojë objektin Institutit të Mbrojtjes së Monumenteve me të njëjtin çmim tregu si blerësit e tjerë, të cilët mund të jenë persona juridikë dhe fizikë, vendas dhe të huaj. 

Pallati Albania ka gjithsej 17 kate, 4 prej të cilave janë kate të nëndheshme. Pallati është 53 metra i gjatë dhe e gjithë ndërtesa ka një hapësirë prej 8000 m2.

Çfarë parashikon ligji i ri

Sipas draftit të ligjit të ri për falimentimin, i cili duhet të miratohet këtë vit, në të ardhmen shitje të tilla do të kryhen në portalin e Agjencisë për Licencimin e Administratorëve të Falimentimit. 

Kjo duhet t’i pengojë blerësit potencial që të bien dakord për çmimin para shitjes së patundshmërisë, sepse as që do të dihet se kush janë blerësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit