Një shqiptar ndërroi jetë në Itali si pasojë e një aksidenti. Viktima është Ndriçim Gjuzi 49-vjeç.
Ai vdiq në sy të bashkëshortes dhe vajzës së tij. Shqiptari po udhëtonte me familjen me një makinë tip Fiat drejt Milanos kur u përfshi në një aksident në autostradë.
Makina e tij u godit nga një “Opel Corsa”. Dy shoferët zbritën për të parë dëmet, por në momentin që shqiptari hipi për të spostuar “Fiat”-in u godit nga një makinë e tretë, që i mori jetën në vend.