-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çuçi për operacionin në Korçë: Provë e pastër për rritjen e forcave të policisë

Kryesoret

Ministri i brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për operacionin antidrogë në Korçë, duke e cilësuar atë si një provë për rritjen e forcave të policisë.

Përmes një statusi në Facebook, Çuçi ka përgëzuar punën e policisë dhe e ka quajtur si një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar.

“Operacioni anti-drogë në Korçë me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar penalisht është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës së pa kompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime strukturave vendore të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që falë punës së tyre arritën të zbulonin dhe dokumentonin këtë veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Jemi frontalisht të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës së vazhdueshme kundër drogës, për një shoqëri më të sigurt që garanton zhvillimin dhe të ardhmen tonë”, shprehet Çuçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit