Deputeti i PD-së, Edi Paloka i revoltuar me listë-pagesat që dolën në media lidhur me përfitimet e deputetëve të Shqipërisë, shkruan në një postim në Facebook, se këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Tony Blair përfiton sa të gjithë ligjvënësit shqiptarë.
“Kam ndjekur disa media qe keto dite kane bere llogari se sa ju kushtojne deputetet me rrogat e dietat e tyre, shqiptareve. Po a e dini se Tony Blair , si “keshilltar” i Rames , na kushton aq sa te gjithe deputetet bashke?
E per cfare? Vetem qe te kaloje nje here ne vit ketej nga ne e te bej kete foton me buzeqeshje fallso bashke me Ramen!
P.S- E perseri as kjo nuk eshte asgje nga cfare Rama ju vjedh vetem ne nje dite shqiptareve me ato firmat e tij qe i hedh “fap e fap” shkruan ai.