Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar si ajo mendon se duhet të jetë Presidenti i ri i Republikës. Në një intervistë për Opinion, ajo u pyet se çfarë mendon për atë që ka deklaruar Rama, se Presidenti nuk duhet të jetë si Ilir Meta.
“Normal- u përgjigj – Kryemadhi, sepse Meta e lë Ramën pa gjumë.
Pyetje: Rama thotë se duam një Presidenti që të mos i ngjajë Ilir Metës?
Kryemadhi: Normal se Ilir Meta e lë pa gjumë. Mund të jesh kryeministër, por mund të jesh edhe një njeriu më i urryer, më i padëshiruar.
Pyetje: Si duhet të jetë Presidenti?
Kryemadhi: Presidenti është gardian i kushtetues dhe votës së lirë. Presidenti sot është një institucion pa kompetenca. Tashmë ai do jetë një noter i disa vendimeve të qeverisë. Në disa këndvështrime, kërkohet që Presidenti duhet të jetë i zgjedhur nga populli.
Ne sot kemi një kryeministër edhe për fajin e opozitës që i dhanë shansin që ta bëjnë një autokrat i mundshëm në aspektin institucional.
Pyetje: A shihni një emër?
Kryemadhi: Ka sa të duash, edhe ju mund të jeni. Unë shikoj shumë figura, ka burra dhe gra shumë të mira. Ka elementë nga shoqëria civile, mund të jenë analistë politike, duke filluar nga emrat më të ndryshëm që mund të plotësojnë kriteret për President.