Prej disa kohësh ai ka qëndruar larg ekranit dhe ky është një nga ato vendime që nuk kalohet pa u vënë re!
Ledion Liço tashmë do ta shohim përsëri në ekranin e Top Channel me një prodhim të ri.
“A.Live.Night” është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel. 13 Episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore.
Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel, dhe mban vulën e Ledion Liço.