Katër persona janë prangosur në operacionin e antidrogës sot në Mitrovicën e jugut.
Në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë si dhe dyshohet se droga erdhi nga Shqipëria, thonë burimet e Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës.
Dyshohet se droga është sjellë me automjete nga Shqipëria. Në makina u gjet një sasi marijuane, ndërsa pjesa tjetër është gjetur në një objekt në Mitrovicë.