-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon takimi Lajçak – Vuçiç: Të zbatohet gjithçka që është rënë dakord në Bruksel

Kryesoret

Ka përfunduar takimi mes Miroslav Lajçak përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe Aleksander Vuçiç.

“Të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel në mes të Kosovës e Serbisë është e domosdoshme që të implementohe”, ka thënë Miroslav Lajçak, Emisar Special i Bashkimit Evropian, pas përfundimit të takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Të dy u takuan në Beograd, në vizitën që Lajçak i ka bërë Vuçiç-it në përvjetorin e nëntë të marrëveshjes së parë të arritur mes Kosovës e Serbisë në ndërmjetësimin e BE-së.

Lajçak ka deklaruar gjithashtu se do të vazhdojë të jetë shumë i angazhuar rreth dialogut dhe shpreson që të mos krijohen vonesa të mëtutjeshme, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Takimi i tij në Beograd vjen në kohën kur delegacionet e Kosovës e Serbisë takohen për gjetjen e një zgjidhje për çështjen e targave.

21 prilli, e enjte, do të jetë edhe dita e fundit për të gjetur zgjidhjen, meqë skadon marrëveshja e përkohshme për ngjitësit në targa.

“Nëntë vjet kanë kaluar që nga marrëveshja e Brukselit dhe ende nuk ka asnjë shenjë në implementimit e obligimeve të marra nga Prishtina”, tha Vuçiç “sidomos në lidhje me Asociacionin”.

Në fjalinë përmbyllëse të Vuçiç pas takimit, ai ka falënderuar Lajçakun për durimin e treguar dhe “qasjen e tij konstruktive”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit