Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Thoma Gëllçin dhe 3 vartësit e tij, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ai akuzohet për një tender me vlerë një milionë euro kur ishte drejtor i RTSH-së që lidhet me pajisjet për kanalin e RTSH Agro që ishte firmosur në 2018.
Bashkë me ish-drejtorin u arrestuan edhe tre zyrtarë të tjerë, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.