-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau ish-bashkëshorten, prokuroria çon në gjykim Elton Bengajn

Kryesoret

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka përfunduar hetimet, mbi shtetasin Elton Bengaj, i cili vrau bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj në tetor të 2021.

Sabrina Bengaj u ekzekutua me kallashnikov nga ish-bashkëshorti, i cili kishte dalë nga burgu vetëm 2 muaj para ngjarjes së rëndë.

Prokuroria ka marrë vendimin në përfundim të kryerjes së veprimeve hetimore, për dërgimin për gjykim të të pandehurit, i akuzuar për” Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Shtetasi Elton Bengaj (Meta) dhe Sabrina Bengaj kanë lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre.

Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier.

Një muaj më pas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e kërkesës së paditëses Sabrina Bengaj, ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për paditësen, me efekt shtirje deri më datë 14.10.2021, duke urdhëruar të paditurin Elton Bengaj të mos cënojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtëpërdrejt ose tërthorazi, si dhe të mos kryejë vepër penale të dhunës në familje ndaj paditëses Sabrina Bengaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit