-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku “sulmon” Berishën: Shkaktar i krizës energjetike

Kryesoret

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku gjatë seancës plenare në Kuvend prezantoi projektin i cili do të kontribuojë në cilësinë e furnizimit më ujë për 800 mijë qytetarë të Tiranës, vlera e të cilit do të jetë 144 milionë lekë.

Balluku nuk nguroi të akuzonte qeverinë e Sali Berishës, si shkaktare të krizës energjetike

“Tryeza mori përsipër të bënte një analizë të sektorit energjetik dhe në atë tryezë ishin të gjithë aktorët që kanë dërrmuar sektorin energjetik. Të dëgjosh nga ata të thuhet se Shqipëria është një vend që prodhon 98% energji elektrike nga basenet ujore dhe është e turpshme që sot mos ketë energji elektrike të lirë, me thënë të drejtën është shumë e turpshme. Të dëgjosh autorin e gjithçkaje të shkuar mbrapsht në këtë vend të flasë për projektin e Vlorës dhe të tregojë që ky projekt u desh bërë prej kohësh, aty sot e kësaj dite paguhet një kredi pasi TEC-i u dizenjua gabim. Ju ëndërronit që të kishit TEC-in e Vlorës por nuk e bëtë dot, siç ëndërronit për Skavicën që sot e quani një krim ambiental. Po t’i kthehemi fjalimeve të tua nuk keni lënë ditë pa e lëvduar dhe pa e kthyer në një kalë beteje por që nuk e përdorët kurë.”, tha Balluku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit