Ish-kryeministri Berisha ka reaguar ndaj ambasadores Yuri Kim, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’.
Ai theksoi se loja me opozitën kukull ka marrë fund. “Pozicion qesharak i guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit. Merr përsipër të përcaktojë se kush duhet të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria, dhe se nuk duhet bërë akuza.
Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitën kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Dhe një nga zhvillimet më pozitive të Shqipërisë është kjo. Unë po i përgjigjesha Edi Ramës, që siç e shihni ishte bërë meit kur fliste. Kush e di sa mesazhe kam marrë. Ka krijuar kompleksin.
Ka mundësi t’iu jetë dhimbsur njerëzve se si është bërë’, theksoi Sali Berisha.