Ish-kryeministri Sali Berisha dha një shpjegim se përse sipas tij, Edi Rama e quan të “vdekur” politikisht. Lideri i PD-së, tha se kjo ndodh kur mendon se është kapur në flagrancë.
“Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur bashkëpunëtorët e tij ndodhen në biruca dhe cdo natë e thërrasin “eja tek ne”, sikur është rasti i Bllakos dhe Lefteri.
Psikoza e vdekjes e kap njeriun kur e di që është kapur në flagrancë duke vjedhur mandatet në këtë parlament dhe votën e shqiptarëve.
Ai përfytyron natën me ankthe turma të revoltuara dhe mendon se do i rezervojnë fatin e të atit 30 vite më parë” tha Berisha duke shkaktuar të qeshura edhe mes deputetëve të PD-së, teksa kamerat kapën Dashnor Sulën që nuk e mbajti dot të qeshurën.