Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përplasjen mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt në foltoren e Kuvendit.
“Mori një rrjedhë pak sa xhudiste parlamenti, por unë dua të rikthehem aty ku e nisa dhe me gjithë këto zëra, ca nga bota tjetër, ca mbi kufomat e botës tjetër, u dëgjua një zë nga kjo botë dhe një zë që bëri sens në diskutim.
Kështu që po i referohem, zotit Mediu, sepse është me rëndësi që të vihen ca pika mbi “i” mbi procesin që duam, ndërsa me shpirtrat e vdekur, të lirë, nuk është fare fusha ime” tha ai.
Kreu i PS-së kishte një parashikim ogurzi për fatin e PD-së dhe një “thumb” për Lulzim Bashën.
“Dikush mungon këtu sot. I njëjti fjalor, sharje, përqeshje dhe cinizëm. Gjuha e të vdekurit vazhdon.
Ku është ai që mungon, sa herë ia kisha thënë, do të shkoni më keq, prandaj mos shkoni pas të vdekurit. Si me atë, si me këtë ne nuk na mundni dot” tha Rama.