-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta takon presidentin e Rajonit të Kalabrisë

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij disa ditore në Itali ku po viziton disa qytete arbëreshë është takuar me Presidentin e Rajonit të Kalabrisë, Roberto Occhiuto me të cilin diskutuan rreth vendosjes së linjës direkte ajrore Tiranë-Kalabri për të shumëfishuar lidhjet e tyre.

Presidenti Meta theksoi se Arbëreshët dhe komuniteti shqiptar i pas viteve ’90-të në Itali qëndrojnë në themel të marrëdhënieve të shkëlqyera historike dhe tradicionale mes dy popujve e vendeve tona.

Ruajtja e identitetit kombëtar, integrimi i plotë i Arbëreshëve dhe i komunitetit të ri shqiptar në jetën ekonomike, sociale, kulturore, intelektuale dhe përfshirja e tyre gjithnjë e më shumë në realitetin politik në Itali, duke ruajtur karakteristika të forta të identitetit të origjinës, u japin marrëdhënieve mes nesh një dimension tjetër të veçantë”, – u shpreh Kreu i Shtetit.

Pasi nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit të një Protokolli të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Rajonit Kalabri, sipas atij ekzistues me Rajonin e Pulias, dhe atë të propozuar me Rajonin e Siçilisë, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e vendosjes sa më parë të një linje direkte ajrore Tiranë-Kalabri, që do të kontribuojë për të shumëfishuar lidhjet mes Arbëreshëve dhe shqiptarëve, por edhe mes dy popujve tanë, duke sjellë një impakt të madh sidomos në zhvillimin e turizmit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit