-sidi education-spot_img
27.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kthesë në çështjen e Aurora Tilës, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva unë nga ballkoni

Kryesoret

Një kthesë e rëndësishme ka ndodhur në procesin gjyqësor për vrasjen e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Itali.

Gjatë seancës së apelit, 17-vjeçari i akuzuar për krimin ka pranuar se ishte ai autori i vrasjes së ndodhur në Piacenza më 25 tetor 2024. I riu, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vjeç dhe ishte dënuar me 17 vite burg nga Gjykata për të Miturit, ka ndryshuar qëndrim duke marrë përgjegjësinë për veprimin dhe duke kërkuar falje për faktin që nuk e kishte pranuar më herët fajin.

“Me rrëfimin e tij mbyllet një rreth. Shpresojmë që Gjykata të konfirmojë vendimin e shkallës së parë, që ka përcaktuar një dënim të drejtë”, u shpreh avokati Emilio Malaspina, i cili përfaqëson nënën e viktimës, Morena Corbellini.

Seanca e ardhshme e procesit është caktuar për 10 shtator, kur pritet të dëgjohen konkluzionet e Prokurorisë dhe mbrojtjes, si dhe të shpallet vendimi i Gjykatës së Apelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit