Pas një mosmarrëveshje në shtëpi, nusja ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Malishevë.
Si pasojë vjehrra ka përfunduar në spital për trajtim mjekësor, ndërkohë bëhet e ditur se e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qeli për 48 orë.