Incidenti i ndodhur sot në Kuvend, ku Berisha ka shtyrë Alibeajn dhe i ka zënë vend në Foltore, ka nxitur reagime të shumta nga të dyja grupet por edhe nga diplomatë të huaj.
Ambasadorja, Yuri Kim ka kërkuar që një veprim i tillë të mos përsëritet më, dhe direkt pas kësaj ka reaguar deputeti i PD-së, Edi Paloka.
Nëpërmes një statusi në Facebook, Paloka ka ironizuar deklaratën e Km duke kërkuar që kjo e fundit të bënte një listë se çfarë lejohet dhe çfarë jo nuk Kuvend.
“A mund te na besh një liste zonja guvernatore se çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet te bëjmë ne Kuvendin e Shqipërisë qe te jemi te qarte e mos bëjmë me gabime ?” ka shkruar ai.