Në qytetin e Beratit, gjatë një sherri mes 5 personash, 3 prej tyre kane plagosur 2 të rinj me mjete të mprehta.
Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Dy viktimat e plagosura janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shpallur në kërkim autorët.
Njoftim
Plagosën me mjet të mprehtë 2 shtetas, identifikohen dhe shpallën në kërkim 3 autorët e dyshuar.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasit E. N., 31 vjeç, F. Q., 24 vjeç dhe F. Q., 21 vjeç, pasi gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasit D. Gj., 32 vjeç dhe Th. Gj., 22 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.