Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, një 19-vjeçar, Vjaldo Hima ka përplasur një grua që mbante për dore fëmijën e saj.
Gruaja po kalonte nga njëra anë e karexhatës në tjetrën, ku edhe është aksidentuar rëndë. Fatmirësisht fëmija që ajo mbante për dore ka shpëtuar pa asnjë dëmtim.
Mësohet nëna është dërguar me urgjencë në spital, por policia ende nuk ka dal në një version zyrtar për ngjarjen.