-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, Sula kundër Berishës: Lëri çmenduritë, e pe ku na çoi bojkoti?

Kryesoret

Grupi i PD-së është i ndarë lidhur me qëndrimin që duhet të mbajë partia më e madhe në opozitë për Presidentin e ri. E ndërsa Berisha e kundërshton pjesëmarrjen, Enkelejd Alibeaj dhe të tjerë janë pro pjesëmarrjes në konsultime. Deputeti Dashnor Sula kërkoi që opozita të bëjë propozimin e saj.

“Unë nuk jam për të bojkotuar proceset. Është treguar se ne nuk kemi fituar asgjë nga bojkotet. Bojkotuam në 2014 Reformën Territoriale dhe e pamë sesi e bëri Rama. Më pas bëtë çmendurinë kolektive që dogjët mandatet dhe sërish e patë se si përfunduam si opozitë.

Bëmë sërish çmendurinë me zgjedhjet lokale dhe sërish u penalizuam. E pamë në 6 mars sa e vështirë është. Ne nuk përfitojmë asgjë nga bojkotet e proceseve. Çfarë na pengon neve deputetët e opozitë që me 28 firma të çojmë propozimin tonë në kuvend. Pastaj le ti mbesë mazhorancës turpi i zgjedhjes.

Tani thoni që presidenti është pa kompetenca dhe Rama e zgjedh vet se i ka votat. Po ishte marrëveshja e 21 prill 2008 që e bëri presidentin pa kompetenca që unë së bashku me disa kolegë në atë kohë votuan kundër kësaj”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit