Akuzat për krime luftë mbi Rusinë kanë qene të shumta kohët e fundit. Në qytetin Borodyanka afër Kievit, truat e 9 civileve janë gjetur me shenja torture.
“Këta njerëz u vranë nga pushtuesit (rusë) dhe disa kanë shenja torture. Dua të theksoj se këta njerëz ishin civilë. Ushtria ruse me vetëdije qëlloi civilë që nuk bënë asnjë rezistencë”, u shpreh kreu i policisë në rajonin e Kiev-it gjatë të mërkurës në mbrëmje.
Ndërkaq, media bjelloruse “NEXTA” zbuloi detaje më herët në publikimin e saj.
Policia në rajonin e Kiev-it, sipas saj, ka gjetur dy varre të tjera në Borodyanka me trupat e nëntë banorëve, të cilët përkojnë më raportimin e AFP-së.
Efektivët gjetën trupat e dy burrave 35-vjeçarë dhe një vajze 15-vjeçare, si dhe trupat e katër burrave dhe dy grave.
Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës Irina Venediktova do të deklaronte më herët se pavarësisht pamjeve tronditëse dhe situatës në Bucha, situata me humbjet njerëzore është më e rënduar në Borodyanka.