Sali Berisha kundërshton pjesëmarrjen e opozitës në tryezën për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ftesën e PS-së, ai e cilëson tallëse, pasi opozita nuk ka vota ta kushtëzojë në raundin e katërt dhe të pestë, ndërsa e akuzon se gjithçka e ka paracaktuar dhe kjo që po bën është fasadë.
“Denoncova praktikën mafioze që ndjek Rama për zgjedhjen e Presidentit, që e diskretiton këtë institucion dhe përlyen me aspektet e saj mafioze në cdo lloj pjesëmarrje që në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët.
Kjo praktikë ka qëllim që të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që do dhe komandon. Ky ishte pak a shumë debati që u zhvillua. Nuk e njohim Alibeajn kryetar.
Vendimet e përjashtimeve i quaj nul, janë të paqena” tha Berisha në fund të mbledhjes, por Enkelejd Alibeaj e kundërshtoi duke deklaruar se opozita duhet të marrë pjesë në këtë proces.