-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri me Berishën, Noka i “sulet” Alibeajt: Mos i fol ashtu Saliut (Debati)

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u përfshi në një debat të fortë me kryetarin e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajn pas diskutimeve për qëndrimin që duhet të mbajë partia për Presidentin e ri. Gjatë debatit ka ndërhyrë Flamur Noka duke i dalë në mbrojtje Sali Berishës.

Debati

Berisha – Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.

Alibeaj-Berishës: Peng je ti!

Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu…

Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.

Berisha – Aliabeajt: Ai që ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.

Berisha: Kemi të bëjmë me një nënshtrim të opozitës që zhvillohet me e-mail dhe zarfe sekrete, vendos turpin e vetë.

Është e tëra në funksion të Edi Ramës dhe ne të bëjmë se jemi pyetur. Ka rregull për të qenë opozitë e vërtetë dhe ka rregulla shumë të qarta. Kur ai deputetëve të vetë u fut zarfin sekret, një metodë mafioze, tipike, ne s’kemi punë me të. Cilido që mendon ndryshe bën lojën e tij.

Ç’punë kemi ne? Po të hapte garë dhe t’u thoshte që opozita do ta ketë presidentin atëherë do të mblidhej me opozitarët e tjerë dhe do diskutonim nëse do e pranonim apo jo.

Në këtë mënyrë vetëm në shpellat e mafies veprohet kështu. Të kujton përrallat me sumbulla të sheikëve të sulltanëve. Po përdhoset institucioni i Presidencës dhe i shqiptarëve. Nuk ke besimin në asnjë hap të PD. Je në funksion të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit