Incidenti që ndodhi sot në foltoren e Kuvendit nuk ishte i pari për Sali Berishën, por i treti.
Ish-kryeministri është përplasur edhe dy herë të tjera, së pari me deputetin socialist Erion Braçe dhe kreun e ekzekutivit Edi Rama disa vite më parë.
Erion Braçen e largoi me forcë, ndërsa Edi Rama asokohe e dëgjoi me ironi.
Sot ishte hera e tretë. Ai nuk e lejoi Enkelejd Alibeajn që të merrte fjalën për të replikuar me Edi Ramën përpara tij duke e shtyrë.
Momenti shkaktoi shtangie, jo vetëm te demokratët, por edhe socialistët, sikur duket përmes pamjeve.
Por, pavarësisht kësaj, Sali Berisha nuk bëri hap pas, kur tha se i takonte atij që të fliste përpara Alibeajt.