-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyu Alibeajn, Berisha: Mua më takonte fjala

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar keqkuptim përplasjen me Enkelejd Alibeajn në foltoren e Kuvendit duke e shtyrë për ta përzënë për ta marrë fjalën përpara tij për të replikuar me Edi Ramën.

Jo nuk e shtyva, po mua më takonte fjala. Aty ka një seleksion politik. Ishte një keqkuptim. Alibeaj do i kthente përgjigje se ka mundësi t’i ketë përmendur emrin.

Unë erdha me vonesë. Aty përgjigja jepet personale. Unë do të merresha me cështje madhore dhe jo personale” tha Berisha.

Më pas ish-kryeministri kaloi te akuzat për Edi Ramën. “Dy momente dua të theksoj, çfarë do i thosha në parlament.

Nga Lufthansa e largoi policia gjermane, por shqiptarët duhet ta dinë se në avion policia ndërhyn fiks në dy rrethana, kur transportohen të burgosur dhe njëra polici ia dërgon policisë tjetër.

Pasagjerët e panë se dy-metroshi nuk ishte i burgosur, ata u tmerruan. Unë këtë do t’i thosha në parlament se policia në rastin tjetër ndërhyn në avion kur ka informacione për terrorist”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit